🌎
This job posting isn't available in all website languages
Vodafone

Internship-Vodafone Albania

📁
Interns
💼
Vodafone Group

Vodafone Albania bashkëpunon ngushtë më autoritetet shtetërore të arsimit, universitet publike dhe private si dhe institucionet e nxitjes së punësimit. Aktualisht Vodafone merr pjesë në disa projekte për nxitjen e punësimit dhe zhvillimin e të rinjve të talentuar.

a) Vodafone Albania çdo vit ofron mundësi praktike për studentët që kryejne studimet e larta në Universitetet Publike dhe Private brenda dhe jashtë vendit. Kompania Vodafone është gjithmonë e gatshme për të qenë një portë e hapur për të rinjtë e talentuar që kanë pasionin për të sjellë zhvillim në gjithë shoqërinë. Ndaj, ne cdo vit hapim dyert për rreth 50 studentë për të zhvilluar praktikën sipas marreveshjeve me institucionet përkatëse arsimore dhe kurrikules universitare.

Praktika mësimore që ju do të zhvilloni në Vodafone Albania zgjat nga një-tre muaj, dhe gjatë kësaj periudhe ju do të keni mundësi të shkëlqyera të qëndroni afër me një profesionist të fushës dhe të kuptoni rreth praktikave reale të punës. Ju do keni mundësi të merrni trajnime dhe njohuri e tjera nga këta ekspertë duke përfituar kështu një përvojë e cila do t’ju ndihmojë në fillimin e një karriere të suksesshme!

b) "Programi për Nxitjen e Punësimit" është një ndër programet më aktive i cili synon nxitjen e punësimit të përkohshëm dhe afatgjatë. Ndër vite, Vodafone Albania nëpërmjet këtij program në kuadër të nxitjes së punësimit të të rinjve u ka dhënë mundësi punësimi afatshkurtër mbi 50 punë kërkuesve.
 

Hapat që duhet të ndiqni për të përfituar nga ky program:

Të keni përfunduar studimet Master/ Bachelor, mosha nën 30 vjeç

Zyra e punës/bashkia nxjerr vendet vakante dhe kërkesat për kualifikim që kanë kompanitë

Kryeni kërkesën tuaj për punësim pranë zyrës rajonale të punës/bashkia.

Ju njoftoheni nga zyra e punës/bashkia për mundësinë e punësimit.

Ju mund të aplikoni pranë zyrave rajonale të punësimit ose online http://www.kerkojpune.gov.al/ dhe mund të gjeni këtu më shumë informacion rreth programit

Previous Job Searches

My Profile

Create and manage profiles for future opportunities.

Go to Profile

My Submissions

Track your opportunities.

My Submissions

Similar Listings

Vodafone Albania

Albania

📁 Interns